Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në ekonomi ra me 5.7 pikë përqindjeje, në tremujorin e pare të vitit 2016, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve.
Banka e Shqipërisë ka bërë publik rezultatet e sondazhit të kryer mbi kompanitë e individët duke theksuar se rënia e besimit është vërejtur në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku rënie më të fortë regjistroi besimi në sektorin e ndërtimit.
Ndërkaq, Treguesi i besimit konsumator shënoi rënie me 2.5 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2016. Sipas Bankës së Shqipëlrisë reflektoi përkeqësimin e tre prej balancave të tij formuese: - blerjet e mëdha, situata financiare e pritur e familjes dhe situata e të ardhurave/shpenzimeve.
Niveli më i ulët i TBK-së u drejtua kryesisht nga rënia e balancës së blerjeve të mëdha, me 7.6 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël nga balancat më të ulëta të situatës financiare të pritur të familjes (-1.9 pikë përqindje) dhe të situatës së të ardhurave/shpenzimeve (-1.8 pikë përqindje).
Po ashtu, Konsumatorët perceptojnë një kosto mesatare të jetesës më të ulët gjatë tremujorit të parë të vitit. Gjithashtu, balanca e pritjeve të konsumatorëve për çmimet pas një tremujori dhe pas një viti shënoi rënie të ndjeshme.