Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bizneset dhe qytetarët kanë pritshëmri negative për ecurinë ekonomike.Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike për tremujorin e katërt të 2017 ra me 3.9 pikë e ndikuar nga rënia e besimit në ndërtim, tregti dhe industri.
Bie në nivelin më të ulët histori besimi për ecurinë ekonomike në vend.Raporti i Bankës së Shqiperisë në treguesin e ndjesisë ekonomike bën me dije se besimi në tremujorin e 4 të 2017 ka rënë me 3.9 pikë.
Sektorët që kanë pritshëmri negative për të ardhmen janë industria tregtia dhe ndërtimi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, pesimizmi në sektorin e industrisë shpjegohet me uljen e kontratave porositëse nga eksportet dhe pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm.
Pas rritjes për tre tremujorë radhazi, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ra me 12.4 pikë përqindje e ndikuar nga performanca e aktivitetit ndërtues dhe kontrata porositëse.
Ndërkohë që Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë ra nën mesataren historike të tij.
Niveli më i ulët i treguesit u ndikua kryesisht nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit dhe pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë edhe pritshmëritë e qytetarëve për të ardhmen janë negative.
Sipas raportit, qytetarët presin që situata e përgjithshme ekonomike të jete negative duke pritur një përkeqësim të situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve .
I vetmi që ka pritshmëri pozitive ekonomike dhe financiare ka vetëm sektori i shërbimeve, duke e lidhur këtë ngushtë me punësimin dhe pritjen për konkratat në këtë sektor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bie-besimi-ne-ekonomi-pesimizem-ne-sektorin-e-ndertimit-tregti-dhe-industri