Report TV -Bie besimi i konsumtarorëve dhe bizneseve në ekonomi, goditja më e madhe nga eksportet

Report TV 2020-01-08

Views 0

Bie besimi i konsumatorëve dhe i bizneseve në ekonomi, me 12.6% në periudhën e fundit të vitit 2019. Goditja më e madhe në uljen e besimit në ekonomi e ka dhënë sektori i industrisë, pasi sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit ka rënë me 5.1%, ku rënia e prodhimit si dhe mungesa e kontratave për porosi. Referuar anketës në 3 muajit e fundit të vitit të kaluar ka pasur një rënie në lidhjen e kontratave për eksport në sektorin e prodhimit në nivelin e 12.1%. për këtë sektor ka rënë edhe punësimi, pasi nga 6.8% që ishte ka rënë në 1.3%.

Në vend të dytë më besimin më të ulët në ekonomi renditet sektori i tregtisë, me -3.4%, duke zbritur poshtë mesatares historike, e ndihmuar negativisht nga shumica e treguesve të këtij sektorit. Ecuria e biznesit në këtë sektor ka rënë me 7.7%, punësimi me 6 %, po ashtu është përkeqësuar edhe gjendja financiare e këtyre ndërmarrjeve pasi është përkeqësuar me 9.5%.

Share This Video


Download

  
Report form