Report TV - Aksident në Shkodër, përmbyset makina, humbin jetën 2 persona

Report TV 2016-04-15

Views 3

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur Golem.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesi kur nga përmbysja e një automjeti tip BMW me targë AA 888 MU, mësohet se kane gjetur vdekjen dy persona që udhëtonin në automjet.

Viktimat janë Besmir Fikaj dhe Dash Rexhepi përkatësisht 28 dhe 30 vjeç që janë nga zona e Postribës.

Policia ndodhet në vendngjarje nga ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form