TIRANE - Dy persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur këtë mesditë në periferi të kryeqytetit, në zonën e Farkës. Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të rënda janë bërë shkak për aksidentin me pasoja të rënda në jetë njerëzish.
Makina tip Alfa Romeo me targë AA 387 EE është përplasur me një kamion me targë "TR 7659 G". Për pasojë, mbeti i vdekur shoferi i makinës Alfa Romeo Denis Dervishi dhe pasagjeri që udhëtonte me të, Amerikano Dyziu.
Kamioni drejtohej nga Alban Stafa.