Fëmijët nuk janë të informuar për emigrantët?! “Megjashi” publikon doracakun për informim adekuat

Views 1

Fëmijët nuk janë të informuar për emigrantët?! “Megjashi” publikon doracakun për informim adekuat
13 April 2016
Fëmijët në vendin tonë nuk janë mirë të informuar në lidhje me krizën e refugjatëve. E që të mësojnë më tepër rreth kësaj çështje dhe vuajtjeve të refugjatëve, organizata joqeveritare e njohur si ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi, publikoi doracakun e përkthyer nga gjuha kroate “Të gjithë jemi fëmijë të kësaj bote”.
Ana Bitoljanu, nga ekipi për arsim paqësor të ambasadës për fëmijë Megjashi, thotë se nëpër shkolla flitet shumë pak në lidhje me gjendjen e rëndë të refugjatëve. Bitoljanu vlerëson se duhet që fëmijëve të ju jepet më shumë hapësirë që të flasin për këto tema të ndjeshme.

“Atë që ne e kishim si stimul të rëndësishëm është mos t’i nënvlerësojmë fëmijët. Ajo për të cilën në shkollë nuk flitet shumë apo flitet vetëm në mënyrë joformale për këtë që po ndodhë, nuk do të thotë se fëmijët nuk flasin në mes vete dhe se nuk iu nevojitet hapësirë për të biseduar për këto tema”, tha Bitoljanu.

Edhe Kiril Temkov, nga Fakulteti i Filozofisë në Shkup, mbështet qëndrimin e Bitoljanut. Ai thotë se fëmijët tonë duhet të jenë në dijeni se me çfarë u duhet të përballen moshatarët e tyre emigrantë.

“Jo për të ndihmuar në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, por për t’iu shpjeguar fëmijëve sepse edhe fëmijët duhet të kuptojnë se si vuajnë fëmijët e tjerë dhe si duhet t’iu ndihmojnë”, shprehet ai.

Aktivistët e Megjashit do të punojnë më lehtësisht me doracakun e ri, thotë Dragi Zmijanac. Sipas tij duhet që të punohet më shumë me fëmijët që të largohen paragjykimet dhe mitet që janë krijuar për refugjatët.

“Të shpresojmë se ky doracak do t’iu ndihmojë aktivistëve, punëtorëve tanë të punojnë me fëmijët t’i tejkalojnë stereotipet dhe paragjykimet, kurse shumë të rëndësishme e kam t’i theksoj edhe mitet të cilat i hasin qytetarët në opinion në lidhje me refugjatët”, thotë Dragi Zmijanac.

Ambasada e parë për fëmijë Megjash, ka 26 vjet që është aktive dhe së pari filloi të punojë me refugjatët nga konflikti i Bosnjës, pastaj me refugjatët nga Kosova, e më pas edhe me të zhvendosurit e konfliktit të brendshëm të vitit 2001, e tani me refugjatët nga Lindja e Mesme.

Përgatiti: Besian Leka

Share This Video


Download

  
Report form