Veliaj: Fëmijët e parritur s'janë gati për betejë! Vendi nuk do të kthehet në '97

Report TV 2019-06-01

Views 0

E ndërsa sulmoi PD-në dhe LSI-në, Erion Veliaj që rikandidon për bashkinë e Tiranës u shpreh se vendi nuk do të lejohet që të kthehet në 1997, prandaj do të zhvillohen zgjedhjet. "Kjo është Tirana jonë. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo është fitorja jonë e madhe, një mirëseardhje për të gjithë miqtë nga Shkodra, Kukësit, Elbasanit dhe të gjitha qarqeve të tjera. Sot është 1 Qershori, PS-ja ka menduar për gjeneratën e ardhshme dhe jo zgjedhjet e ardhshme, gjithmonë. Edhe sot po takohemi në një hapësirë që është për të rinjtë dhe fëmijët. Para katër vitesh bashkisë së Tiranës i kishte ngecur ora, tani i ka ardhur ora, por SHQUP-it i ka mbetur ora.

Ne nuk mund tu themi fëmijë se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje dhe do të bllokohet, se një grup fëmijësh të parritur nuk janë gati për betejë. Prandaj në 30 Qershor duhet të fitojë Shqipëria dhe fëmijët kudo që janë. Shqipëria ka bërë progres, ama në 30 qershor e kemi vetë në dorë që ti japim fund tranzicionit dhe të jemi vendi dinjitoz. Gjatë këtyre viteve jemi mundur që ku ka pasur një mundësi dhe nevojë. Me Edi Ramën dhe të gjithë bashkitë atë që kemi bërë në Tiranë do të bëjmë në të gjithë Shqipërinë.

Sot me ne nuk janë vetëm socialistët, pasi besojnë se vetëm PS-ja mund ta qeverisë cdo bashki me dinjitet. Për të gjithë ata për të cilët fëmijë është më i rëndësishëm se partia dhe nuk duan të kthehen në 1997 dhe e duan Shqipërinë si gjithë Europa, është Partia Socialiste. Ka njerëz të cilët mendojnë se vetëm ne socialistët e kemi këtë opinion, por ftoj dy miqtë e mi sportisë dhe artistë. Para se Edi të fillojë, i kemi dëgjuar edhe të tjerët, nuk kanë ide dhe vizion thonë vetëm 'Rama ik'. Si provë e faktit që i kemi dëgjuar, ca herë jemi dakord, po Rama duhet të ikë përpara fort për të drejtuar Shqipërinë." tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS