Report TV - Basha: Platforma jonë ul 1 mln euro taksa, shtojmë 25 mijë vende pune

Report TV 2016-04-13

Views 2

Partia Demokratike në platformën e saj qeverisëse parashikon uljen e nivelit të taksave, që do të kenë ndikim me një vlerë prej 1 milion euro në ekonomi, si dhe në shtimin e 25 mijë vendeve të reja të punës në vitin e parë qeverisës.

Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka pasur me banorët e Cerrikut.Gjatë këtiij takimi, Basha ka shtuar se, varfëria , papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skaduara janë shqetësimet që kanë gjithë shqiptarët dhe jo veç banorët e Cërrikut.

Të zhgënjyer nga vota që i dhanë Edi Ramës, pasi jo vetëm që nuk mbajti asnjë prej premtimeve por e përkeqësoi dhe më keq situatën ekonomike, qytetarët kanë shprehur besim dhe mbështetje tek platforma e Lulzim Bashës.

Share This Video


Download

  
Report form