http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike, kanë qenë kryefjala e debatit mes përfaqësuesve të mediave online dhe ministres Milena Harito. I njohur ndryshe si ligji rregullator për portalet nxori një sërë problematikash. Vetë ministrja Harito deklaroi në nisje të këtij debati se të gjitha rishikimet në ligj janë bërë pas konsultimeve me grupet e interesit dhe mbështetur ne direktivat e Bashkimit Europiane. Rastet e gjuhës së urrejtjes ose te nxitjes se terrorizmit apo racizmit, të përdorura nga komentuesit ishin fokusi i debatit. E megjithatë sipas ligjit në diskutim, portalet online nuk do të gjobiten nëse nuk janë vënë në dijeni për komentet fyese. Pasi të kenë informacion se një koment duhet hequr për shkak të gjuhës së përdorur, atëherë do të duhet të veprojnë ose të presin një gjobë deri në 200 mijë lekë që do të jetë propocionale me dëmin e shkaktuar. Por, ajo çka mbetet një problem serioz që pengon zgjidhjen institucionale të çdo shkeljeje nga portalet online është adresa e tyre, çka për shumë media nuk ekziston. E nisur nga kjo pikë, regjistrimi i këtyre mediave online do të duhet të jetë hapi i parë që portalet duhet të ndërmarrin deri në zbatimin e plotë të ligjit për tregtinë elektronike.