Prej disa ditësh, dhjetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Beçisht në Bashkinë Tepelenë, nuk zhvillojnë procesin mësimor.
Arsyeja është mosprezenca e mësuesve të kësaj shkolle.
Apelet e përhershme të prindërve të nxënësve karshi pushtetit vendor, kanë rënë në vesh të shurdhër ndërkohë që në mungesë të kësaj indiference, ata kanë kërkuar ndihmën e Report TV.
Me kameran e TV tonë, ne kemi shkuar sot, pranë kësaj shkolle por i vetmi mësues që gjendej brenda saj, sapo mori vesh për ardhjen e Report TV, është larguar menjëherë duke braktisur orën mësimore .
Ndërkohë një tjetër problem janë edhe kushtet e kësaj godine, te cilat nuk plotësojnë asnjë standard, teksa pamjet e fokusuara nga kamera jone nuk kane nevojë për shume koment.
Situata bëhet më komplekse kur mëson se ky ambient është privat dhe shteti paguan 50 mijë lekë të vjetra në muaj pronarit të këtij hauri të shndërruar në vatrën e dijes për vocërrakët e Beçishtit.
Deri më tani apelet nuk kanë reshtur ndaj organeve arsimore të rrethit apo dhe të pushtetit vendor.