Report TV - Nxënësit e zonës së Lunxhërisë në Gjirokastër 3 ditë pa mësim

Report TV 2018-05-08

Views 0

GJIROKASTËR-Prej fillimit të kësaj jave 150 nxënës nga zona e Lunxherisë në Gjirokastër nuk po zhvillojnë mësim. Shkak për këtë është bërë mungesa e transportit, ku më herët ky problem ka qenë i zgjidhur, por pas kalimit të kompetencave nga Bashkia e Gjirokastrës tek Ministria e Arsimit ka çuar në bllokimin e trasportit të fëmijëve për në shkollë.


Janë rreth 150 nxënës të fshatrave të zonës së Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës, të cilëve u privohet mësimi si pasojë e mungesës së transportit. Situata është bërë alarmante nga vetë prindërit por edhe prej mësuesve të shkollës 9-vjecare ?Petro Poga? e cila gjendet në zonën e Lunxhërisë. Sot është dita e tretë që rreth 80% e nxënësve nuk e frekuentojnë më këtë shkollë.

Më parë transporti sigurohej nga Bashkia e Gjirokastrës por me ndryshimin e kompetencave, i ka kaluar Ministrisë së Arsimit. Kjo procedurë burokratike ka acaruar mjaft prindërit të cilët i kanë rënë shkurt, duke mos i cuar nxënësit në shkollë pasi shoferi i furgonit kërkon lekët në dorë për shërbimin e kryer.

Ka edhe nga ata nxënës që përshkojnë rrugën me këmbë, por edhe pak që paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre, por procedurat burokratike që kërkon Ministria e Arsimit, janë të pakuptimta. Pasojat janë klasat bosh, mësues pa nxënës dhe një shkollë me vetëm 20 fëmijë.

Deri tani askush nuk di sesi do të zgjidhet ky problem, por prindërit nga ana e tyre, janë të vendosur që ta zgjidhin sa më parë të dërgimit të fëmijëve të tyre në shkollë.

Share This Video


Download

  
Report form