http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para referendumit të Partisë Socialiste, deputetja e kësaj force politike Mimoza Hafizi, kërkon nga anëtarësia të mos bëhen pjesë e këtij procesi. Për mediat, ajo tha se vota e 9 prillit nuk ka të bëjë me përmirësimin e jetës së socialistëve, por me interesat e kryetarit të partisë Edi Rama. Duke mbështetur tezën e bërë publike nga Ben Blushi, se zgjedhjet janë të manipuluara, Hafizi, thotë se do të ndjekë nga afër procesin. Ndërkohë që komenton si parregullsi mungesën e një përgjigjeje nga Komisioni Garancive Statutore, ndaj kërkesës së saj për shpallje të pavlefshme të referendumit. Të shtunën më 9 Prill, mbi 81 mijë anëtarë të PS-së do të votojnë në 385 qendra votimi. Zyrtarë të Partisë Socialiste theksojnë se procesi do të jetë tërësisht transparent dhe kushdo mund ta vëzhgojë.