Report TV - GFI 10 transferta në parajsat fiskale, zbardhet raporti

Report TV 2016-04-05

Views 3

Kompania GIF Albania ka kryer mbi 10 transferta bankare drejt parajsave fiskale vetëm gjatë vitit 2016.

Në total shuma e transferuar vetëm në muajt e fundit është afërsisht 1 milionë euro.

Report Tv zbardh raportin prej 50 faqesh që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar në polici gjatë muajit shkurt në lidhje me dyshimet mbi transaksionet e dyshimta të kompanisë GFI, e cila është koncesionaria e markimit të karburanteve në vend.

Këto transferta janë raportuar nga bankat e nivelit të dytë në vend në Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Bazuar në këtë raport dhe disa veprime të tjera, Policia ka referuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës. Sipas policisë në raport, janë identifikuar dy transferta, të mëdha, njëra me 400 dhe tjetra me rreth 500 mijë euro.

Po ashtu policia ka vërejtur edhe disa transferta të tjera më të vogla me nga 6- 7- 8 mijë euro, drejt vendeve të njohura si parajsa fiskale.

Edhe pse shuma më të vogla se shuma të dyshuara për nisjen e një hetimi për pastrim parash, transfertat vlerësohen të dyshimta, pasi ato janë nisur drejt parajsave fiskale të njohura si ishujt e Oqeanit Atlantik, apo të Paqësorit.

Ndërkaq shumë prej transfertave të vogla janë rikthyer në vendin e tyre të nisjes vetëm disa muaj apo disa javë pasi ishin nisur në llogaritë përkatëse në vendet e parajsave fiskale, çka ka shtuar dyshimin e policisë dhe të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave.


Burimet e policisë thonë se transfertat drejt këtyre vendeve, kanë vetëm një qëllim pastrimin e tyre. Pastrimi bëhet, duke u dorëzuar paratë në formën e huasë me një interes të caktuar dhe me një afat të caktuar.

Në fund paratë kthehen tek huadhënësi të pastra bashkë me përqindjet e tyre. Ndërkaq pas publikimit të skandalit të dokumenteve të Panamasë, policia dhe prokuroria kanë komunikuar mes tyre për nisjen e një tjetër procedimi.

Sipas burimeve, policia ka marrë emrat e kompanive shqiptare të identifikuara me llogari në Panama dhe pjesë e dokumenteve të Panamasë.

Duke iu referuar dhe shkrimeve në mediat shqiptare është referuar kallëzim në prokurori.

Në referim është përsëritur raporti i referimit të muajit shkurt, për të gjetur detaje që mund të lidhin të dy hetimet sëbashku.

Ndërkaq veç transfertave të dyshimta të identifikuara nga policia pritet që të kryhen edhe verifikime konkrete në terren në bankat e nivelit të dytë për të parë konkretisht llogaritë e kompanive dhe detajet e lëvizjeve të këtyre transfertave.

Share This Video


Download

  
Report form