Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në brigjet e qytezës së Marina Serra në provincën e Lecces, një nështetas shqiptar e një nënshtetas grek në bordin e një skafi që po lundronte në brigjet italiane.
Është ky episodi i parë i zbarkimit të emigrantëve përmes rrugës detare së Adriatikut.
Arrestimi i tyre u bë nën akuzën e dyshimit se janë dy skafistët të cilët kanë zbarkuar këtë mëngjes, në komunën Kastro po në provincën e Leçes , 21 emigrantë me kombësi somaleze, siriane dhe iraniane.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-brigjet-e-italise-zbarkojne-21-klandestine-ndalohet-dhe-skafisti-shqiptar/