Autoritetet greke kanë sekuestruar një anije të ngarkuar me lëndë plasëse. Anija me flamur tanzanian dhe emrin ?Andormeda? ndodhet që prej 6 janarit në portin e Iraklios në ishullin e Kretës, ku u rimorkiua pas sinjalizimeve që shërbimet inteligjente ndërkombëtare u dhanë rojave bregdetare greke.
Gjatë kontrollit rezultoi se anija ishte e ngarkuar me 410 tonë lëndë eksplozive, detonatorë dhe bombola të mëdha gazi.
Ndaj ekuipazhi të anijes, mes të cilëve ndodhet edhe një shtetas shqiptar, është caktuar masa e paraburgimit.
Edhe pse dokumentet ligjore tregojnë si destinacion Xhibutin dhe Omanin, dyshohet se destinacioni i ngarkesës ishte Libia, ndaj së cilës Kombet e Bashkuara kanë vendosur embargo për furnizimin me armë dhe municione.
Shefi i departamentit të sigurisë i rojave bregdetare greke e cilësoi ngarkesën e anijes si një ?bombë lëvizëse, që do të kishtre pasoja të paparashikueshme për njerzit dhe mjedisin detar?.
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akoma më alarmant është apeli i përfaqësuesit të firmos që ka në pronësi anijen. Duke iu referuar kushteve të papërshtatshme të portit ku po mbahet anija, ai deklaroi të enjten paradite se ?po të ndodhë një aksident, gjysma e Iraklios do të bëhet Saharë?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/anija-me-eksploziv-ndalohet-ne-krete-pjese-e-ekuipazhit-nje-shqiptar