http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda shprehen kundër shkrirjes së kësaj gjykate 2 muaj pas miratimit të pritshëm të reformës në drejtësi. Gjatë analizës vjetore, gjyqtarët Sandër Simoni dhe Femi Petku, thane se ndryshimet kanë krijuar pasiguri në radhët e gjyqësorit. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, theksoi se Krimet e Rënda janë një histori suksesi në këto 12 vite, por nuk la pa përmendur korrupsion në radhët e drejtësisë. Gjatë vitit 2015 në Gjykatën e Krimeve të rënda janë gjykuar 311 persona. 233 të gjykuar janë meshkuj dhe 18 gra. Po kështu, janë vendosur 21 masa sekuestro për pasuritë e përfituara nga aktivitetet e jashtëligjshme të grupeve kriminale si dhe 14 konfiskime pasurish për llogari të shtetit.