Komisioneri Hahn gjatë konferencës së përbashkët që pati me kryeministrin Rama deklaroi se ?prioriteti është një gjyqësor funksional për qytetarët dhe investitorët?, por shtoi se të rëndësishme janë edhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, ?duke qenë se vitin e ardhshëm Shqipëria ka zgjedhje të përgjithshme?.
"Ju duhen diskutime dhe në fund të tyre duhet të jetë e qartë se e ardhmja europiane e Shqipëris duhet të jetë kryesorja dhe interesi i përbashkët.Ka qënë e rëndësishëm që ne diskutuam çështjet kryesorë që shqetësojnë vendin. Për celjen e negociatave ëhstë e rëndësishme të ketë një vendim para se të fillojë zbatimi i reformës. Para se ne te bëjmë vlerësimin e parë, duhet që shumë shpejt jut ë keni vendime për reformën. Kjo gjë është vendimtare. Një gjyqësor funskional është tejet i rëndësishëm dhe natyrisht prioirteti i parë është ky. Është mjaft i rëndësishëm edhe për qytetarët e për cilindo. Duhet të merret parasysh edhe zbatimi i vendimit të gjykatave."-tha Hahn
?Përsa i përket reformës, duhet të fokusohemi te ajo reformë dhe jo t?i ndërlikojmë gjerat. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të ulen në tryezë dhe të bëjnë hapin e fundit?, u shpreh komisioneri.
?Çelja e negociatave për anëtarësim në BE është një datë, por duhet të përqendroheni te procesi. Duhet që vendi të nisë këtë proces, që të shohim angazhimin dhe të bëhen analizat përkatëse?, tha Hahn.
Takimi i nivelit te larte me komisionerin Hahn
Ne takimin e nivelit të lartë të dialogut Shqipëri-BE qe u mbajt ne hotel Sheraton, komisioneri Hahn tha se ka optimizëm për hapjen e negociatave për integrimin në BE, megjithatë shtoi ai ka ende shumë punë për të bërë.
Në takimin moren pjesë kryeministri Rama, Majlinda Bregu nga PD, ministrja e Integrimit Gjosha, si dhe krerët e Komisioneve te cilet diskutuan rreth ketij procesi mjaft te rendesishem per vendin
Kryeministri Rama dhe ministrja Gjosha në rezymenë e bërë për punën e qeverisë janë treguar të vendosur për procesin e Integrimit , për të cilin kanë vlerësuar si rol themelor dialogun dhe konsensusin mes palëve.