Report TV - "Drejtësia" Hahn: Dialog pa kushte, Rama: Ftoj PD në tryezë

Report TV 2016-03-30

Views 0

TIRANË - Eurokomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, i ka kërkuar klasës politike të dialogojë pa kushte për përmbushjen e Reformës në Drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur. Deklarata u bene gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut Shqipëri ? BE.

?Përsa i përket reformës, duhet të fokusohemi te ajo reformë dhe jo t?i ndërlikojmë gjerat. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të ulen në tryezë dhe të bëjnë hapin e fundit e te mos vendosi kushte per miratimin dhe zbatimin e Reformes.Dekriminalizimi të zbatohet dhe ky process të konsolidohet. Duhet të ketë një ecje paa e opozitës dhe e qeverisë. 90 % duan që Shqipëria të bëhet anëtare, Askush s?duhet të fajësojë tjeterin interesi është i përbashkët. Mos vini kushte për këto gjera, drejtësia do dialog pa kushte- u shpreh komsioneri

Ndërkohë kreu i qeverisë Rama ftoi publikisht opozitën të ulet në tryezën e bisedimeve për të konkretizuar reformën

?Bazuar në eksperiencën e dialogut të nivelit të lartë që ne mbajtëm sot kam rastin ta ftoj publikisht PD dhe lidershipin e saj të ulemi në një tryezë të nivelit të lartë mes nesh pa praninë e të tjerëve dhe do jem i gatshëm ta dëgjoj me respekt çdo shqetësim të saj, pasi unë besoj se ekziston mundësia që mos dakordësitë tona ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Ekziston mundësia që ti ndajmë axhendat tona nga axhenda kombëtarë ku fatmirësisht nuk ka mospërputhje kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit. Ashtu sikundër besoj se kur vjen puna tek gjuha e kalkulimeve afatshkurtra që e kanë kthyer debatin politik në deklarata televizive të ditës nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi argument?-tha Rama

Në fjalën e tij shefi i qeverisë e e cilësoi dialogun me komisionerin Hahn sot si një hap drejt çeljes së negociatave dhe një mundësi të mirëpërcaktuar për vendin

?Takimi i sotëm e konfirmoi angazhimin e dyanshëm të palëve drejt stacionit të rradhës që është celja e negociatave. U vunë në dukje faktorët që ndikojnë në përmbushjen e prioriteteve dhe u konfirmua vullneti për të kryer reformat me bindjen se nuk është dhimbja sakrificat dhe vështirësia për reformat si detyrim që ja kemi Brukselit e gjeneratës tjetër. U konfirmua angazhimi ynë për Reformën në Drejtësi. Një proçes që do krijojë kushte për të ndërtuar një sistem drejtësi sipas Bashkimit Europian, jemi të bindur se arritja e Reformës në drejtësi është terreni i duhur që të filllojë menjëherë puna për fillimin e negociatave.

Kjo reformë do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në arritjen e luftës kundër krimit të organizuar. Komisioneri e të tjerë kanë vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për sistemin e drejtësisë. Përtej punës kolosale që ka bërë qeveria për krimin dhe korrupsionin. Ne konfirmuam vullnetin për një proces sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës e dialog me opozitën në Komisionin e Reformës i cili nuk mund të kushtëzohet nga aspekte të ditës nga një palë apo një palë tjetër. Dialogu i nivelit të lartë cilësohet si një proces që na krijon kushtet që ...

Share This Video


Download

  
Report form