Report TV - Basha takon Kukan e Fleckenstain "Dialog pa kushte për "drejtësinë"

Report TV 2016-02-08

Views 0

TIRANE - Demokratët kanë mbetur të inkurajuar nga mesazhet që morën nga dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstain gjatë takimit të mbajtur këtë pasdite në selinë blu. Në një deklaratë për mediat pas diskutimeve që zgjatën për më shumë se 60 minuta në zyrën e kreut demokrat, lideri i PD Lulzim Basha tha se tre ishin pikat kyçe që shtroi para europarlamentarëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe zgjedhjet. Ftesën publike që i ka bërë kundërshtatit të tij politik Edi Rama për reformën në drejtësi, Basha e vuri në vëmendje të eurodeputetëve, para të cilëve tha se opozita nuk ka asnjë kusht dhe është e hapur për bashkëpunim me mazhorancën.

"Bashkëpunim i hapur dhe pa kushte me mazhorancën për një reformë në drejtësi që lufton korrupsion dhe pamundëson kapjen politike të gjyqtarëve në shërbim të kryeministrin. Për një vit e gjysmë në alibira të ndryshme kryeministri nuk i është përgjigjur kërkesës së opozitës për dialog për të riparuar mungesën e besimit ...", tha Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse Kukan dhe Fleckenstein i shtynë demokratët për dialog politik, Basha u përgjigj: Ne e kërkojmë dialogun politik, dikush tjetër duhet të shtyhet drejt dialogut politik.

Kreu demokrat tha se ligji i dekriminalizimit po sfidohet, duke ju referuar rastit të deputetit Arben Ndoka.

"Dekriminalizimi u miratua me një vit vonesë. Theksova se pavarësisht prej kësaj shpirti i dekriminalizimit po sfidohet akoma pa nisur punë, Arben Ndoka u bë emblema e kauzës së dekriminalizimit, por nga ana tjetër i shpëtoi një vendimi të drejtë të gjyqësorit për shkak të kapjes politike dhe sot është në radhët e PS në Lezhë e kërcënon deputetin. Edi Rama po vazhdon t'i përdorë këta individ dhe po i armatos me pushtet financiar. Nuk është vetëm ligji që duhet implementuar, duhet edhe vullneti politik", shtoi kreu i Partisë Demokratike.

Shqetësim për Shqiëprinë sipas Bashës mbetet ende blerja e votës.

Share This Video


Download

  
Report form