Report TV - Strazimiri me armë pa leje në protestë, rrezikon 7 vite burg

Report TV 2016-03-28

Views 1

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka nisur një procedim penal ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së kryeqytetit, arma që mbante me vete në protestën te Liqeni, ligjvënësi demokrat, është pa leje dhe për këtë shkak ai do të procedohet sipas ligjit në fuqi. Po kjo drejtori është duke përpiluar dosjen në ngarkim të deputetit dhe ditën e nesërme do t'i referohet Prokurorisë së Përgjithshme.

Do të jetë organi i akuzës që do të vendosë për fatin e mëtejshëm të deputetit demokrat, ku me të marrë në shqyrtim dosjen, do t'i kërkojë Kuvendit autorizim për arrestimin e Strazimirit.

Në adresë të deputetit demokrat rëndojnë dy akuza, ajo e kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

Gent Strazimiri posedonte një armë në brez sot gjatë protestës së Partisë Demokratike te Parku i Liqenit Artificial.

Share This Video


Download

  
Report form