Kthimi i dekretit të Metës për Kodin Penal/ Lleshaj: 5-15 vite burg kush kapet me armë pa leje

Report TV 2019-09-19

Views 0

Kthimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti një mundësi për të rishikuar disa ndryshime të nevojshme që do të përforcojnë sigurinë në vend. do rishikohet dënimi për personat e kapur me armë pa leje që do të shkojnë nga 5 deri në 15 vite burg. Nisur nga paralajmërimet e opozitës për nisjen e protestave Lleshaj tha se nuk do të lejohet më bllokimi i rrugëve nga individë që nuk bien dakord me vendime të caktuara të administratës.

"Kthimi i dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti I Republikës e ka një të mirë sepse na bën të diskutojmë dy herë për diçka shumë të rëndësishme. Shumë punonjës policie kanë rënë në krye të detyrës dhe lidhur me këtë nuk janë vënë para drejtësisë autorët. Kodi Penal ka parashikuar rëndim të veprës penale, si p.sh. 'goditja për shkak të detyrës' dhe 'kanosja për shkak të detyrës' janë dy vepra të cilat kanë pësuar përforcim të dënimit. Kodi Penal parashikon ndërhyrje për veprën e armëmbatjtjes pa leje. Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje.

Janë mbi 1100 armë pa leje që kanë shkaktuar masakër në faunën e vendit por edhe viktima. Do vështirësojmë aksesimin e armëve të gjahut. Një nen tjetër që do ndryshohet ka të bëjë me atë të qarkullimit. Shumë persona bllokojnë rrugët nëse nuk i pëlqen një vendim i caktuar. Kjo duhet të marrë fund. Rrugët kanë funksion t'i shërbejnë lëvizjes së lirë të qytetarëve. Bllokimi apo pengmarrja e rrugëve nuk mund të vazhdojë më. Të gjitha bëhen në favor të qytetarëve për shërbimet e sigurisë në vend. Unë mendoj se nuk ka arsye të përpiqemi të kuptojmë pse presidenti e ktheu mbrapsht kodin penal. Unë mendoj se kjo na krijon mundësinë të bëjmë disa ndryshim të nevojshme", u shpreh Lleshaj.

Share This Video


Download

  
Report form