Report TV - "50 vjet burg për armë pa leje" Llalla qeverisë: Rishikoni Kodin

Report TV 2016-03-27

Views 1

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila 1 muaj më parë rrëzoi dënimin me pesëmbëdhjetë vjet për armbajtien pa leje, Prokurori i Përgjithshëm i kërkon qeverisë të ndërhyjnë me një iniciativë ligjore për të shmangur konfuzionet e krijuara për masën e dënimit për këtë vepër penale.

ReportTv ka mësuar se kjo kërkesë është drejtuar qeverisë në rrugë zyrtare pak ditë më parë dhe në shkresën e tij kryeprokurori Llalla kërkon rishikim të nenit 278 të kodit penal.

Në kërkesën e tij Llalla kërkon dhe korrigjim të paragrafit 2 të nenit 278 ku për një lapsus teknik ligji i ri nga parashikimi me 15 vite në dokumentat zyrtare është shkruar 50 vite për armabjtien.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi dënimin me 15 vite prokuroria për çdo të arrestuar po procedon me kodin e vjetër penale i cili parashikon dënimi me gjobë dhe 2,5 deri në maksimumi 15 vite burgim.

Ndryshimi i shpeshtë i kodit penal është ngritur si shqetësim jo vetëm nga avokatët të cilët mbrojnë të pandehurit në gjykatë por dhe nga vetë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili publikisht ka deklaruar se është koha që Shqipëria të bëjë një ligj të ri penal.

Share This Video


Download

  
Report form