Report TV - Familja me 25 anëtarë ...në 75 metra katrorë!...të detyruar nga varfëria

Report TV 2016-03-27

Views 0

Strehimi i komunitetit rom është një ndër problemet më shqetësuese sot në vend. Veç Tiranës probleme ka edhe në rrethet e tjera, ku kushtet e jetesës së këtij komuniteti janë nën nivelin e jetesës. Në qytetin e Elbasan një familje prej 25 anëtarësh është e detyruar të jetojë në një ambient prej 70 metrash kator, tërësisht të amortizuar.

Pesë vëllezër të familjes Lolja bashkë me fëmijët e tyre kanë edhe problemin e varfërisë ekstreme. Bashkëjetesa në një strehë e 25 anëtarëve të familjes bëhet e vështirë edhe për shkak të pamundësisë për të gjetur një punë dhe për të siguruar të ardhura.

Elbasani numëron rreth 2000 familje që kërkojnë strehë. Së fundi ka nisur programi i strehimit ndërkohë që në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u miratua bonusi i strehimit për 70 familje, 40 prej të cilave të komunitetit rom dhe egjiptian.

Share This Video


Download

  
Report form