Report TV - Familja Kurti, 4 nga 7 anëtarë të sëmurë rëndë, në varfëri ekstreme

Report TV 2017-06-04

Views 8

Fatkeqësitë dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në familjen Kurti në fshatin Bilaj të Krujës. 4 nga 7 anëtarët e kësaj familje janë me sëmundje të rënda.

Kryefamiljari, Qemal Kurti që prej vogëlisë vuan nga epilepsia, çka i pamundëson atij që të gjejë një punë dhe të mbajë familjen. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe tre fëmijët e tij po ashtu vuajnë nga sëmundje të rënda.

Djali i madh 24 vjeç është tërësisht i verbër, djali i dytë 19 vjeç, në moshën 6-vjeçare u dërgua për trajtim pasi vuante nga zemra.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale ai u strehua në fondacionin ?BETANIA? ku qëndroi 10 vjet e më pas u dërgua në një institucion shtetëror në Durrës.

Edhe vajza, Dorina, u dërgua që në moshën 2-vjeçare në Fondacionin ?BETANIA? ku edhe ajo qëndroi 10 vjet në atë fondacion por më pas u dërgua në Durrës pasi paraqiste çrregullime psiqike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS