Ora News - Në varfëri ekstreme me 2 fëmijë të vegjël, familja Përndreca kërkon punë nga shteti

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një familje me 5 anëtarë, dy nga të cilët fëmijë 3 vjeç dhe 6 muajsh jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Në një banesë gjysmë të rrënuar ndërtuar dekada më parë, familja Përndreca ngrys ditët në pritje të një mundësi punësimi. Mungesa e të ardhurave i ka lënë dhe ditë të tëra pa ushqim.
Kjo banesë në fshatin Tenë të Rrëshenit nuk i përket viteve të pas luftës, por është aktuale. Në të jetojnë 5 anëtarët e familjes Përndreca, nga të cilët dy janë fëmijë jo më të mëdhenj se 3 vjeç.
Në mungesë të kushteve më minimale të jetesës, kryefamiljari Mark Përndreca thotë se në këtë ndërtesë gjysmë të rrënuar kanë lindur prindërit e tij dhe aty u rrit dhe ai bashkë me motrën që vuan nga çrregullime psiqike.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-varferi-ekstreme-me-2-femije-te-vegjel-familja-perndreca-kerkon-pune-nga-shteti/

Share This Video


Download

  
Report form