Pikëpyetjet e pasurive të politikanëve ishte tema e diskutimit në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Në studio ishin të ftuar gazetarët Ilir Yzeiri, Agim Baçi, Fatos Çoçoli dhe Gerti Shella i INFOCIP. Në 10 vite nga ILDKPKI u dënua vetëm një deputet për pasurinë. Çoçoli u shpreh se ky është dështim për këtë institucion, ndërsa pasuria e politikanëve nuk justifikohet me pagat në Shqipëri.
E ardhura mesatare me një familje me katër veta është jo më shumë se 15-20 mijë euro në vit. Kur janë të katër në punë. Një familje e mesme e ka të pamundur të kapë këto shifrat. Pasuria e politikanëve është vështirësisht e justifikueshme, po të ishte në biznes po, por në politikë jo. Është e pamundur të bësh të ardhura të tilla edhe të jesh në biznesin e politikës për 2 dekada. ILDKPKI dështoi.
Fatos Çoçoli