Taksa e pasurisë mbi truallin, në qytetet e mëdha 5600 lekë/ha, 1400 në të voglat

Ora News Lajme 2016-03-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar ndryshim edhe të taksës së pasurisë mbi truallin. Ajo do të paguhet në bazë të kategorizimit që iu janë bërë qyteteve nga pronarët ose përdoruesit e truallit. Për qytetet e mëdha, taksa do të jetë 5600 lekë për hektarë, ndërsa për qytyetet e vogla, 1400 lekë për hektar.
Vitin e ardhshëm do të ndryshojë taksa që pronarët apo përdoruesit e truallit do të paguajnë.
Në paketën fiskale 2016 që është në diskutim, parashikohet vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lekë për hektarë për qytetet e kategorisë së parë, si Tiranë, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Korça.
Ndryshim taksash do të ketë edhe për kategoritë e tjera të qyteteve, të ndara sipas ligjit të rregullimit të territorit.
Kështu, për qytetet e kategorisë së dytë taksa do të jetë 4200 lekë për hektarë, për ato të kategorisë së tretë 2800 lekë për hektarë dhe kategoria e katërt, ku futen qytetet si Erseka, Përmeti etj do të paguhet 1400 lekë për hektarë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/taksa-e-pasurise-mbi-truallin-ne-qytetet-e-medha-5600-lekeha-1400-ne-te-voglat/

Share This Video


Download

  
Report form