Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nga Lezha të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës.
Ai ka marrë pjesë në kremtimin e meshës në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, teksa ka qenë i shoqëruar nga deputetët Bumçi e Boçi ku i ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë kudo që ndodhen.
Ndërkohë në rrjetin social "Facebook" ai ka uruar për këtë festë.
?Ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ungjillorë Gëzuar Pashkët! Për shumë vjet Gëzuar!? ka thënë Basha.