Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, ku ka thënë se dita e sotme është një ditë shprese e besimi.
Ai ka shtuar se, sot shqiptarët festojnë në kushte të vështira, pasi vendi është mbytur nga varfëria e pasiguria.
?Këto ditë janë ditë të varfërisë e pasigurisë. Festa e sotme është simbol shprese e besimi. Gëzuar Fiter Bajramin çdo shqiptari. Ramazani ka qenë sakrificë e madhe për të gjithë besimtarët. Zoti bekoftë Shqipërinë e shqiptarët? tha Basha.
Ai ka cituar edhe disa vargje të Kuranit , të cilat, Basha tha se, i ka mbajtur mend gjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
?Katër vargje të kruanit më kanë mbetur në mendje. Në mesditë ku shndërrin dielli apo natën kur errësira bie, zoti yt s?të ka braktisur e s?të ka mërzitur. ?.?