http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmet terroriste përgjaken mëngjesin e kësaj te marte kryeqytetin belg, Bruksel. Ato ndodhen ne aeroportin kryesor, Zaventem dhe ne një stacion metroje, duke shkaktuar te paktën 34 te vdekur dhe me shume se 100 te plagosur. Dy shpërthimet e para ndodhen pak pas orës 08.00 ne hollin e pritjes se pasagjereve ne aeroport, ne zonën ku kryhej check-in per udhëtimet drejt SHBA. Mes panikut mijëra pasagjere nxituan te largoheshin nga terminali. Aeroporti u përfshi nga kaosi, ndërsa ambulancat mbërritën ne vendngjarje. Autoritetet evakuuan njerëzit dhe pezulluan te gjitha fluturimet. Prokurori federal belg konfirmoi se nje nga shpërthimet u krye nga nje kamikaz dhe me pas shpërtheu nje bombe. Autoritetet zbuluan ne aeroport nje arme kallashnikov, nje bombe te pashpërthyer, ndërsa jane gjetur edhe tre xhaketa me eksploziv. Disa dëshmitare rrëfyen se përpara shpërthimeve jane dëgjuar te shtëna dhe thirrje ne arabisht. Por nuk perfundoi me kaq. Ne oren 09.11 minuta, nje tjetër bombe shpërtheu ne nje stacion metroje, pranë ndërtesave te Bashkimit Europian, ne oren e pikut kur metroja ishte e mbushur me pasagjere. Te gjithë udhëtaret u evakuuan dhe sistemi i metrosë u mbyll. Pas këtyre ngjarjeve, policia arrestoi dy persona. Aktet terroriste paralizuan Brukselin, ku u bllokua lëvizja e trenave drejt aeroportit, por edhe qarkullimi i mjeteve te tjera te transportit. Autoritetet belge mbyllen kufirin me Holandën dhe ate me Francën. Po kështu lëvizjet e trenave te shpejtësisë se larte mes Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë jane pezulluar. Ne gatishmëri jane edhe Franca e Britania. Belgjika është e blinduar dhe ndodhet ne nivelin me te larte te gatishmërisë. Mijëra forca policore po ushtrojnë kontrolle ne zona te ndryshme. Qeveria belge mblodhi menjëherë Këshillin e Sigurisë per te diskutuar per situatën me te fundit. Shpërthimet ndodhen vetëm pak dite pas nje operacioni policor, qe çoi ne prangosjen e nje prej atentatorëve te sulmeve terroriste te Parisit Salah Abdeslam.