http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stuhia e erës që përfshiu qytetin e Kukësit për gati një orë, mbrëmjen e djeshme, ka sjellë dëme të konsiderueshme tek linjat e transmetimit të energjisë elektrike, pemët, dhe ne disa godina. Probleme u krijuan edhe në Rrugën e Kombit, ku trashësia e borës veçanërisht në tunelin e Kalimashit arriti ne 20 cm. Dhjetëra automjete te tonazhit të rënde u bllokuan në segmentin Fushë-Dukagjin-Kalimash, për shkak të rrëshqitjeve masive të gurëve. Nje pjesë e Kukësit mbeti pa energji elektrike deri ne oret e mëngjesit te sotëm. Ndërkohe ne veri të vendit dhe sidomos ne rrugët qe lidhin qytetin me komunat e fshatrat situata mbetet e vështire.