Mediu: Rama po godet pronarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji i ri per kthimin dhe kompensimin e pronës ka rihapur debatin e gabimeve qe politikanet ne 2 dekada kane bere ne raport me pronaret. Fatmir Mediu i cili drejton nje parti qe është orientuar drejt interesit dhe te drejtave te pronareve akuzon politiken se per interes elektoral dhe mentalitet komunist, nuk e ka zgjidhur kete çështje; duke patur parasysh edhe reformën e propozuar nga qeveria Rama.?Shikoni ngazëllimin e madh te qeverise per te ndare tapitë e legalizimit për punët e paligjshme dhe mungesën e vullnetit për tu marre me atë qe është e ligjshme.? Sipas Mediut, qeveria socialiste ne 2 vjet e ka treguar se nuk është e interesuar te zgjidhe çështjen e pronave dhe tashme prezanton nje reforme qe nuk respekton te drejtën e pronës si e drejte themelore e individit, nuk respekton kushtetutën e Shqipërisë, nuk respekton vendimin e Gjykatës se Strasburgut.?Dhe për me keq i rikthehet pas veprimeve per nje te drejte te fituar. Nuk iu jep mundësi atyre qe kane një pretendim ndryshe nga vendimi i qeverise për t?u ankuar ne gjykate, nuk jep mundësi per kthimin e pronës; pra është nje antireforme, e cila synon vetëm t?i qaje hallin qeverise se si te zgjidhe problemet e saj.?Edhe kryerepublikanit Mediu ashtu si Partia Demokratike nënvizon se beteja kundër këtij drafti, do te zhvendoset ne Gjykatën Kushtetues.

Share This Video


Download

  
Report form