Të shumta janë kërkesat dhe nevojat e personave me sindromën doën referuar vështirësive të mëdha që ata hasin në përditshmëri. Në aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës botërore të sindromës down është kërkuar që për këtë kategori të ketë mësues ose shoqërues të veçantë.
Një mësuese ose edukatore e veçantë për fëmijët me sindromën down ka qenë kërkesa që Down Sindrome Albania i ka adresuar kryebashkiakut Veliaj por edhe organeve të tjera kopetente.
21 marsi shënon përvjetorin e 11 të Ditës Botërore të sindromës Down, e në aktivitetin e organizuar nga qendra e sindromës Down në kryeqytet, drejtoresha Emanuela Zaimi listoi problematikat më të cilat përballen.
Për kryebashkiakun Erion Veliaj, tashmë ka ikur koha e konferencave dhe seminareve e njësitë vendore nuk duhet të shpenzojnë më për to por vetëm për ofrimin e shërbimeve konkrete.
Në fund të aktivitetit kryebashkiakut iu dhurua një pikturë me foton e një prej fëmijëve të qendrës si simbol i kësaj dite. Sindroma doën sipas ekspertëve po prek gjithmonë e më shumë fëmijë e nevojat e tyre vijnë në rritje.