Edmond Haxhinasto, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës ka marrë pjesë në një konferencë për ekonominë ??Ekonomia e dijës?? ku ishin pjesëmarrës të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ministri u shpreh se duhet shumë punë që niveli i produkteve dhe shërbimeve shqiptare të jetë garues me ato të vendeve evropiane dhe për të arritur këtë duhet të investohet në arsimimin dhe kualifikimin profesional të rinisë. Rritja profesionale do të garantonte një balancë midis sektorit privat dhe atij shtetëror.
??Duhet të jemi të qartë që të gjithë, sepse për të qenë garues në Europë duhet të kemi të njëjtin nivel të produkteve me vendet e tjera të Europës. Për të arritur këtë duhet të përballojmë shumë sfida duke u vazhduar të investojmë në arsimin dhe kualifikimin profesional të rinisë. Orientimet tona duhet të japin impaktin e duhur në realitet??, tha ministri.