Report TV - Veliaj: Investime në nivel kapilar në çdo lagje që të rrisim furnizimin me ujë

Report TV 2017-07-09

Views 0

TIRANE-Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin shumë shpejt zgjidhje edhe në një zonë tjetër të Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po punojnë për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në Njësinë Administrative Nr. 9 në Kryeqytet, përkatësisht në rrugët ?Sulejman Pasha? dhe ?Ded Gjo Luli?.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla dhe nga kandidatja për deputete e PS, Ogerta Manastirliu, inspektuan punimet që po kryhen në këtë zonë dhe theksuan se krahas investimeve madhore, tashmë Bashkia ka nisur punën për shtrirjen e investimeve edhe në nivel kapilar në çdo lagje.

Share This Video


Download

  
Report form