TIRANE - Kthimi i kishës në një sfond reklamimi për bizneset private ka "rebeluar" Kishën Ordokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila e quan ofendim, fyrje e cënim të harmonisë fetare pozimin me fustane nusërie të modeleve sipër fronit dhespotik, para Derës së Bukur dhe ikonave të ikonostasit. Kisha ortodokse thotë se modelet kanë pozuar në kishat historike Ortodokse të Beratit dhe Elbasanit.
Perdorimi i kishave per qellime jo fetare dhe mbi te gjtiha pa aprovimin e Kishes Ortodokse, ka bere qe ky institucion fetar t'i drejtohet me një letër drejtuar autoriteteve përgjegjëse shtetërore, ku kërkohet që të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, t'i kthehen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
"Kjo ngjarje është një sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare. Sigurisht që ky fakt nuk ndihmon harmoninë fetare për të cilën mburret vendi ynë. Rikujtojmë se veprime të tilla fyese të përsëritura nuk ?promovojnë? trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Vlen për t?u theksuar fakti se sakrilegje të tilla nuk janë bërë në asnjë objekt kulti të ndonjë komuniteti tjetër fetar të Shqipërisë. Protestojmë, pasi organet shtetërore, të cilat mbajnë ende në zotërim vendet dhe objektet e shenjta pas njëzet e pesë vitesh demokraci në vend, japin leje që përdhosin të shenjtat dhe të hirshmet e Kishës Orthodhokse", thuhet në reagimin e Kishës.
Por kush fshihet pas ngjarjes që ka sjellë këtë reagim të ashpër të Kishës Ortodokse Autoqefale?
Shqiptarja.com ka mësuar se bëhet fjalë për një reklamë të sallonit të bukurisë që ka edhe fustane nusesh, mjaft i njohur në Tiranë, veçanërisht për personazhet VIP, salloni "Frida Xhoi&Xhei". Po ashtu mësohet se ky sallon bukurie i "privilegjuar" ka marrë leje nga institucionet shtetërore. Kontaktuar nga Shqiptarja.com, një prift në Berat, tha se nuk i ka lejuar vajzat të modelojnë mbi objektet fetare me vlera të rralla për besimtarët, por sipas tij, salloni i bukurisë ka vepruar me "urdhër" nga lart!
Në një vëzhgim që Shqiptarja.com bëri në profilin zyrtar të sallonit "Frida" në Facebook, bie në sy se profili është "pushtuar" nga postime të vazhdueshme me foto dhe video të modeleve teksa ekspozojnë grimin dhe fustanet e nusërisë brenda ambienteve të Kishave, mbi ikonat e shenjta.
Postimi i parë që lajmëron këtë eveniment të madh reklamues është në 15 nëntor të 2015-ës, ku Salloni Frida shkruan: Në pritje të datës 3 Dhjetor! ...sepse ne dimë ta kthejmë ditën më të bukur të jetës suaj në një përrallë të vërtetë! ...sepse koleksioni 2016 i fustaneve të nusërisë mund të prezantohet kaq bukur e me kaq stil, vetëm nga "FRIDA, Xhoi &Xhei"!