Report TV - Kokëdhima i kërkon llogari Ruçit: Pse më dërguat në Kushtetuese??

Report TV 2016-03-15

Views 0

Koço Kokëdhima u ka kërkuar llogari kolegëve të tij përse e dorëzuan në duart e Gjykatës Kushtetuese. Pa kaluar një javë nga votimi në seancë plenare të kalimit të mandatit të tij në gjykatë për të interpretuar në duhet të vazhdojë të jetë deputet ose jo, Kokëdhima u është ankuar deputetëve përse nuk e kishin njoftuar për këtë vendimmarrje.

?Pse nuk më njoftuat me herët. Nuk isha në dijeni. As për të folur nuk e dija? mësohet të jetë shprehur deputeti i Vlorës në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kryetari i grupit Gramoz Ruçi i ka bërë të qartë se nuk mund të dilnin kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë rast. Gjykata duhet të përcaktojë nëse deputeti ka përvetësuar fonde publike nëpërmjet bizneseve të veta gjatë kohës që ushtronte mandatin.

?Kryetari i grupit më shpjegoi që kjo është një çështje që hyn automatikisht në seancë, ndaj nuk ka qenë e mundur që të bëheshin sqarime për këtë çështje më përpara?, u shpreh Kokëdhima.

Ndërkaq në mbledhje është diskutuar dhe për kërkesën e PD për rastin e deputetit tjetër Rakip Suli. Deri të enjten do kete një qartësim në lidhje me kërkesën nga ana e ekspertëve ligjorë të PS, por në parim qëndrimi politik i kësaj force është pro respektimit të vendimit të gjykatës.

Ndërsa deputetja tjetër e Vlorës, Valentina Leskaj, mandati i së cilës gjithashtu është në diskutim ka theksuar në grup se kërkesat e PD janë politike dhe nene që opozita pretendon se ka shkelur nuk ka lidhje me përfshirjen e familjarëve për fonde publike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS