Report TV - Kokëdhima në Kushtetuese Parlamenti 106 vota "pro"

Report TV 2016-03-10

Views 0

Mandati i deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku Kuvendi ka votuar me 106 vota pro dhe 2 kundër.

Deputetët e Partisë Demokratike janë rikthyer në sallën e Kuvendit, sapo rendi i ditës është fokusuar tek çështja e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, i cili duke folur në foltoren e Kuvendit, ka hedhur akuza të forta ndaj PD-së dhe ish kryeministrit Berisha, duke e konsideruar këtë të fundit si një kufomë të nxjerrë nga varri.

Kokëdhima, teksa ka sqaruar të gjitha tenderat e përfituara nga kompania që drejtohej prej tij deri në fund të muajit korrik të vitit 2013, dy ditë para se ai të merrte mandatin e deputetit nga Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve, ka shtuar se që kur ai mori mandatin e deputetit, kompania që drejohej prej tij nuk ka përfituar asnjë tender nga shteti.

Ndërkohë, ka thënë se opozita dhe Partia Demokratike ka shpifur pafund për emrin e tij, për kontrata që kompania që ai drejtonte ka nënshkruar kontrata, por nuk ka thënë se ato janë bërë përpara se ai të bëhet deputet.

Share This Video


Download

  
Report form