Report TV - 11 bashki e 14 ish-komuna nën sekuestër tatimor për borxhe

Report TV 2016-03-12

Views 1

TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka renditur 14 ish-komuna, por edhe 11 bashki aktuale në listën e zezë të tatimpaguesve. Kjo do të thotë se ndaj tyre ka nisur mbledhja me forcë e detyrimeve, pra ato janë drejt falimentit nga pikëpamja financiare. Nën sekuestër tatimore ndoshen bashkitë e Kavajës, Fushë-Krujës, Krujës, Sukthit, Përmetit, Divjakës, Poliçanit, Rrogozhinës, Memaliajit, Libohovës dhe Tepelenës.

Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës shpëtoi nga kjo listë, pasi asaj iu sekuestrua pak kohë më parë një fond mbi 150 mijë euro nga përmbaruesit, si detyrim i njërës prej komunave, që i është bashkangjitur asaj si pasojë e reformës administrative.

Në total, janë 24 njësi vendore, që janë rreshtuar në listën e zezë të Tatimeve, për pamundësi pagese detyrimesh. Përveç bashkive të sipërpërmendura, janë edhe 14 komuna, të cilat tashmë kanë kaluar si njësi administrative në bashki të ndryshme të vendit, që janë debitorë të këqij ndaj pushtetit qendror: Leshnje (Berat), Qendër (Berat), Sinjë (Berat), Kodër Thumanë (Durrës), Cudhi (Durrës), Fratar (Fier), Dushk (Fier), Greshicë (Fier), Gracan (Fier), Kurjan (Fier), Dërmenas (Fier), Lopës (Gjirokastër) dhe Buz (Gjirokastër).

Barra e borxheve të tyre tani kalon tek bashkitë e mëdha. Një proces auditi me ekspertizën e donatorëve që ka përshirë të 373 ish-njësitë vendore ka zbuluar deri tani një detyrim të panjohur më pare, që kalon vlerën e 35 milionë eurove. Por shuma pritet që të jetë edhe më e lartë, për shkak se procesi nuk është finalizuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS