Shpërthimi i tritolit në makinën e Naim Qarri duket se ka lidhje me konflikte që Presidenti i Kamzës ka me persona të tjerë.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se po hetohet për konfliktet që Naim Qarri ka patur në fushën e biznesit.
Për këtë arsye do kërkohen të gjitha tabulatet telefonike të celularëve të Naim Qarrit, për të parë nëse ai është kërcënuar kohët e fundit.
Gjithashtu po hetohet edhe pista e konfliktit për shkak të rolit që ai ka si President i Kamzës. Vendosja e tritolit në pjesën e poshtme të makinës tip Hammer dhe shpërthimi në një moment që aty nuk ka patur njeri, tregon sipas hetuesve se kemi të bëjmë me një paralajmërim që I është bërë Naim Qarrit.