A1 Report - Braho në A1 Report: Ish-shefi i IT së Tatimeve u punësua në Bashki

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - "Basha e ka punësuar në Bashki ish-shefin e IT-së së Tatimeve". Deklarata është bërë nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, gjatë një interviste të dhënë në A1 Report në rubrikën "Studio e Hapur" dhe sipas tij, aty janë gjetur gjurmë të ndërhyrjeve nga jashtë.

"Hollësira nuk mund të jap por ajo që them unë është që ky sistem i të dhënave ka qenë i pasigurtë, duke lejuar ndërhyrje dhe nuk ka garantuar mos ndërhyrjen nga jashtë", theksoi deputeti i LSI-së, duke folur përballë gazetarit Andi Kapxhiu.

Deputeti Braho ka deklaruar se, policia shkencore dhe prokuroria, "kanë mbajtur procesverbale tek serveri i Tatimeve, për shkak se kishim të bënim me një skenë krimi". Ta lënë prokurorinë të hetojë".

Sipas Brahos, "përsa kohë që atje nuk ka back-up dhe ekspertët e IT kanë konstatuar ndërhyrje nga jashtë dhe të shpeshta. Është një kompani që është marrë me montimin e saj. Me ç'të drejtë thirren dhe futen brenda pa dijeninë e titullares, përse futen brenda? E kanë të ndaluar pasi çelësi është unik dhe mbahet sekret. Ata janë gjetur brenda duke punuar tek serverat".

"Ndërhyrje të tilla kanë qenë sistematike - deklaroi Braho në studion e A1 Report dhe sipas tij - çelësi i servera të Tatim-Taksave është i pasigurtë. Qeveria dhe organet le ta verifikojnë. Ky është një sistem që është marrë një kredi 10.5 milionë euro dhe duhej të ishte një sistem i lartë. Ato hekurishte që janë montuar nuk vlejnë më shumë se 300-400 mijë euro".

BRAHO: KA PËRFUNDUAR RAPORTI I AUDITI, SHKELJET JANË TË MËDHA
"Zhurma e krijuar ka dy plane. Plani i parë është sepse u konstatua nga auditi i Ministrisë së Financave që sistemi i IT-së së Tatim-Taksave është i shpartalluar. Libri elektronik është mbajtur jo pa kujdes por qëllimisht i hapur, duke lejuar ndërhyrje nga jashtë. Konkluzionet e auditit të ministrisë kanë përfunduar dje. Është një raport i gjatë që ka vënë në dukje të tërë atë gropë apo pasiguri të menaxhimit të të dhënave elektronike të tatim-paguesve, që dyshohej se ka lejuar ndërhyrjen nga jashtë, zhvendosje, rimbursime, etj.

Në krye të listës për evasion fiskal është kompania "Bankes Petroleum". Por duke qenë se çështja është nën hetim nuk do zgjatem. Tre personat kishin hyrë atje të paautorizuar, përfaqësues të një kompanie private të thirrur nga ish-dejtori i IT-së atje, që mban përgjegjësi dhe është vetë nën hetim", deklaroi deputeti Spartak Braho në studion e A1 Report.

Sipas deputetit të LSI-së, "qëllimi i transmit i videos është grotekst i tërë, që thuhet ka shkuar Spartak Braho. Unë përditë shkel nëpër institucionet sepse ma lejon ligji. Kjo vjen nga betimi si deputet dhe vetë neni i 8-të i deputetit thotë, se: Deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion, të kërkojë të dhëna lidhur me funksionin e strukturës".

"Unë isha bashkë me një specialist të drejtorisë nga kryeministria dhe një specialist financash, pjesë të grupit të auditit. Qëllimi i shkuarjes time ishte pas alarmit që u dha se u gjetën të shqyer gjithë serverat e dyert e dh...

Share This Video


Download

  
Report form