http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas largimit te Partisë Demokratike nga salla e seancave plenare, kryeministri Edi Rama pati vetëm nje opozitar, ish-aleatin e tij kreun e partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule. Nga foltorja e parlamentit lideri i maxhorances përsëriti nje teze jo te re, se ne kuvend nuk ka persona me rekorde kriminale, teze qe u kundërshtua ashpër nga Dule.?Nuk ka në këtë parlament persona të inkriminuar, nuk ka as ndër të zgjedhurit e popullit në qeverisjen vendore, persona të inkriminuar, ligjërisht. Ndërsa, persona të inkriminuar politikisht ne jemi të gjithë këtu. Unë i pari dhe kryetari i kuvendit i dyti, e të gjithë me radhë, kemi kryer të gjitha krimet që fantazia, por jo vetëm fantazia, por dhe eksperienca e Saliut mund të përmbledhë në sulmet me libër shtëpie të kundërshtarit.?Debati mes dy ish-bashkëpunëtoreve eshte shtrire edhe tek mënyra e qeverisjes. Nuk është hera e pare qe Vangjel Dule replikon me kryeministrin Edi Rama ne seance plenare dhe pas takimit qe Dule zhvilloi me liderin e opozitës Lulzim Basha, pritet qe kongresi i kësaj partie ne pranvere te vendose se me ke parti do beje aleance PBDNJ.