http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rishikimi i kontratës me kompaninë ?Rapiscan? e cila ka te drejta ekskluzive për skanimin e mallrave ne dogana ka qene një prej rasteve te rralla, kur opozita dhe maxhoranca kane bashkuar votat për ta miratuar. Megjithatë kjo pike e rendit te ditës ne séance plenare ka shënuar një përplasje mes qeverise dhe kryetarit te Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe. Braçe ka kërkuar nga Ministra e Financave te hetoje paraardhësin e tij Ridvan Bode, i cili ka lejuar transferimin e 49% te aksioneve te Rapiscan per nje vlere qesharake prej 490 leke te reja. I pakënaqur nga përgjigja e ministrit Cani se po behet nje audit per ketë koncesion, Braçe ka paralajmëruar se hetimin mund ta beje edhe parlamenti. Gjate seancës plenare maxhoranca miratoi vetëm 2 ligje qe kërkojnë shumice te thjeshte, por serish ajo shtyu draftet qe kërkojnë 84 vota per t?u miratuar. Edhe pse koalicioni qeverisës numëron me shume se 90 deputete, ka disa jave qe nuk i ka numrat per te miratuar ligjet me 84 vota.