Shkarkimi, Enkelejda Shehi përplaset me bordin dhe deputetët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkimi nga detyra i drejtores së Autoritet të Mbikqyrjes Financire, Enkelejda Shehi ka perfshirë në debate dhe akuza, bordin e këtij insitucioni si dhe komisionin e ekonomisë.Kreu i bordit të AMF, ka argumentuar arsyet pse u kërkua shkarkimi i drejtores. Sipas Pajtim Melanit qëllimi i kërkesës është kthimi i besimit të këtij insitucioni në stabilitetin e tregut financiar.Melani vijon më tej kur thotë se drejtorja nuk miratonte vendimet e bordit, ndërsa anashkalonte këtë të fundit në miratimin e një sërë procedurash, si në emërimin e punonjësve ashtu edhe më miratimin e njësive audituese.Por e ashpër dhe akuzuese ishte drejtorja Enkelejda Shehi në qëndrimin e saj. Duke folur para komsionit, ajo lëshoi një lume akuzash ndaj anëtarëve të bordit. Ajo e cilësoi kërkesën për shkarkim, si një kërkesë mediokre e miratuar nga njërëz po mediokër, që nuk kanë arsimimin e duhur për të drejtuar tregun financiar.Ajo shkoi më tej teksa akuzoi Erjon Bracen si nismëtar te shkarkimit të saj nga detyra. Por sipas Braces, si pasojë e mungesës së profesionalzimit të drejtores së AMF, tregu i i sigurimeve vuan nga anomali të theksura. Shkarkimin e Enkelejda Shehit pritet ta miratojë kuvendi javës që vjen

Share This Video


Download

  
Report form