http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i qeverise kundër lojërave te paligjshme te fatit është kritikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si një aksion fals për te cilin nuk ka asnjë padi penale deri me tani dhe qe behet thjesht për t'i hapur rruge biznesmenëve pranë qeverise ne këtë fushe. Por akuzat e ish-liderit te mazhorances ka sjelle reagimin e kryeministrit Rama i cili i ka drejtuar akuza direkte Berishës si ish-shef i ekzekutivit për situatën e krijuar ne vend me lojërat e fatit. Përtej debatit mes dy figurave kyçe te politikes, deputetet votuan me 126 vota pro dhe asnjë kundër Bashkim Deden për mandatin e dyte ne krye te Gjykatës Kushtetuese, edhe pse Erjon Braçe dhe Bashkim Fino me herët ishin shprehur kundër tij.