Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Gjatë natës, ka pasur edhe shkarkime nga Kaskada e Drinit.
Rreth 700 hektarë tokë bujqësore në zonën e Anës së Malit, aktualisht ndodhet nën ?pushtetin? e ujit.
Kjo ka sjelle dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.
Uji është afruar pranë banesave, ndërsa në terren kanë zbarkuar edhe punonjës të shtabit të emergjencave.
Mësohet se aktualisht është i bllokuar aksi rrugor që lidh fshatin Obot me Muriqanin.