Reshjet në Shkodër vijojnë ta përkeqësojnë situatën e përmbytjeve, sidomos në disa zona specifike ku qarkullimi është është i pamundur. Transportimi është bërë me ndihmën e efektivëve, e ndërsa janë marrë masa për ushqimet dhe bagëtitë. Deri tani nuk ka pasur prezencë uji në banesat e zonave të prekura. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Bashkinë e Shkodres ka arritur rreth 2620 ha.
Bashkia Vau-Dejës
Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 370 ha tokë të përmbytur.
Bashkia Shkodër
Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur 280 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale.
Njësia Administrative Dajç: Ka pasur 785 ha tokë të përmbytur.
Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur 1150 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Bashkia
Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.