TIRANË - Nuk e keni parë ndonjëherë bulevardin "Dëshmorët e Kombit" të mbushur me kaq shumë taksi. Në fakt nuk janë aty për të transportuar qytetarët, por për të protestuar kundër shkeljes së ligjit që po ndodh sipas tyre.
Sindikata e taksistëve kërkon që të luftohet informaliteti duke u ndryshuar legjislacioni për licencat.
"Të largohen taksitë e qyteteve të tjera, po shkelet ligji. Kompanitë kanë më shumë taksi sesa licenca, protesta do përshkallëzohet", shprehen ata.
Të shumtë në numër, ata kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për t'i parashtruar kërkesat e tyre.