A1 Report - Tiranë, besimtarët katolikë, protestë kundër abortit te "Koço Gliozheni"

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANE- Për herë të parë një manifestim paqësor kundër abortit u zhvillua sot nga një grup besimtarësh katolikë, përballë maternitetit "Koço Gliozheni" në Tiranë.

Besimtarët të shoqëruar edhe nga rregulltarë, priftërinj dhe murgesha, kanë mbajtur disa lutje përpara hyrjes qëndrore të maternitetit, në një kohë që në duar mbanin pankarta ku shkruheshin thirrje kundër abortit dhe përdorimit të kontraceprivëve.

Një prej përfaqësueseve të "Lëvizjes për jetën", Kimete Klenja, tha se me anë të kësaj proteste të heshtur, synohet sensibilizimi i shoqërisë shqiptare.

Protestat kundër abortit dhe ligjeve që e lejojnë atë, kanë marrë përmasa të mëdha kohët e fundit në të gjithë Europën, por në Shqipëri një lëvizje e tillë është në hapat e para, edhe për shkak të mungesës së informacionit.

Share This Video


Download

  
Report form