Report TV - Sigurimi i detyruar për shtëpitë nga tërmetet dhe përmbytjet

Report TV 2016-03-09

Views 2

TIRANË - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duket se ka avancuar me hartimin e projektligjit, që do të detyrojë familjet dhe bizneset shqiptare që të sigurohen ndaj dëmeve, që mund të shkaktojë natyra. Një sigurim i tillë pritet të marrë statusin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Por, ndërsa të gjitha vendet kanë adoptuar detyrimin për aksidentet me automjete, janë shumë pak ato, që e aplikojnë detyrimin edhe për tërmetet e përmbytjet.

Ngritjen e një skeme të posaçme për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet e ka pranuar edhe kryetari i Bordit të AMF-së, Pajtim Melani, i cili deklaroi dje se ?drafti parashikon krijimin e një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat. Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet, si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet?, tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form